Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një hap historik në rrugën e integrimit evropian.
Osmani tha se ky progres e afron edhe më shumë Shqipërinë dhe mbarë rajonin me Bashkimin Evropian.
“Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së,” shkroi Presidentja në një postim drejtuar udhëheqësve shqiptarë.
Ky është grup-kapitulli i fundit i negociatave që vendi ynë hap me bashkimin Evropian në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.



Të tjera
Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit
FFK dhe Shoqata e Gjyqtarëve nga 1 korriku e nisin Akademinë e Referimit
“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj, 2 milionë euro në vit për ish-deputetët