Pas dështimit për të dytën herë me radhë, Kuvendi njofton për seancën e re konstituive

Caktohet për nesër seanca për votimin e Qeverisë së Konjufcës, paraprakisht do të mbahet një për buxhetin

Kuvendi i Kosovës e ka thirrur për nesër seancën për votimin e Qeverisë së re, me fillim nga ora 14:00.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar Musli Krasniqi, nga Zyra për Media e Kuvendit.

Ai bëri me dije se paraprakisht, nga ora 11:00, do të mbahet një seancë për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare e për buxhetin e RTK-së.

Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën si mandatar për formimin e Qeverisë, pas dështimit të Albin Kurtit.

Osmani kishte deklaruar se Konjufca dhe VV kanë besim të plotë se mund t’i arrijnë 61 vota, sa janë të nevojshme për votimin e Qeverisë.

Afati 15 ditor që ka Konjufca për ta prezantuar përbërjen e kabinetit qeveritar, përfundon pikërisht nesër.