Analisti politik Nexhat Haziri, duke komentuar situatën politike para tentativës së nesërme për votimin e Qeverisë së propozuar nga LVV me mandatar Glauk Konjufcën, ka deklaruar se asnjëra nga partitë e opozitës – por as vetë Vetëvendosja – nuk janë realisht të interesuara që kjo qeveri të votohet.
Haziri thotë se kjo duket qartë si nga dinamika politike, ashtu edhe nga deklarimet publike të partive.
Sipas tij, propozimi i Konjufcës si mandatar pas dështimit të Kurtit nuk ishte një përpjekje e sinqertë për të krijuar qeveri, por një lëvizje taktike për të fituar kohë.
“Kjo u pa në insistimin e tyre që gjoja të kërkonin votimin e qeverisë Konjufca, por pa bërë marrëveshje politike me asnjë nga partitë e tjera parlamentare, pra ishte vetëm një truk i LVV-së për të blerë kohë”, thekson ai.
Sipas Hazirit, të gjitha partitë tashmë kanë një pajtim të heshtur për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, të cilat i shohin si të vetmen rrugëdalje nga kriza.
“Kështu që mund të themi se ka një pajtim të heshtur të të gjitha partive politike që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, të cilat i shohin si zgjidhje për të dalë nga kriza politike e institucionale në të cilën është përfshirë vendi tash e gati një vit”, thekson Haziri.
Sa i përket datës së mundshme të zgjedhjeve, ai thotë se ato pritet të mbahen brenda dhjetorit, me dy data në diskutim.
Në fund, Haziri paralajmëron se çdo shtyrje tjetër e zgjedhjeve do të prodhonte efekte të rënda për vendin.
“Shtyerja eventuale e zgjedhjeve të parakohshme vetëm sa do ta thellojë edhe më tej krizën politike dhe bllokadën institucionale, që do të prodhojë pasoja të pariparueshme për një kohë të gjatë”, përfundon Haziri



Të tjera
Reagimi i shqiptarit historik për Granit Xhakën pas ndeshjes
Granit Xhaka në konferencë pas ndeshjes: Befason për Kosovën
Renditja e shenjave të horoskopit nga më e mira te më e keqja