Legjenda e futbollit shqiptar, Sokol Kushta, nuk ka mundur pa reaguar për atë që pa mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku disa tifozë të papërgjegjshëm e fishkëllyen yllin e futbollit, Granit Xhakën.
Kapiteni i Zvicrës, Xhaka, me shokë mbrëmë ka luajtur baras (1:1) me kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
\Kushta, si sot kujtohet nga gjeneratat e vjetra dhe të mesme, me golin e tij në minutën e 76-të, nga një largësi rreth 20 metra e hodhi në nokaut Partizanin e Beogradit pikërisht më 30 shtator të vitit 1987 në kuadër të Kupës UEFA.
“Doja sot të uroja për kualifikimin e Kosovës që bashkë me Shqipërinë bënë një hap shumë cilësor në futbollin botëror, por u zhgënjeva mbrëmë dhe futbolli më kaloi në plan të dytë.
Xhaka si familje është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë shqiptarët kudo në botë dhe jot ë ofendohet në atë mënyrë si mbrëmë.
Shikoj një reagim pozitiv nga shumë personalitete si në Kosovë dhe Shqipëri dhe unë i mbështes ata”.



Të tjera
G@za, plastika e mbledhur nga mbeturinat po shndërrohet në tuba për të përmbushur nevojat për ujë
Martesat moderne po dështojnë shkaku i pritjeve të larta
Akt@kuzë në mungesë ndaj 21 personave për kríme lúfte, caktohet seanca