Shkurte Haxhiu është bërë pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
Që në ditët e para ka rikthyer në vëmendje frazën e saj tashmë të famshme: “Lëkura si sërrqi po të vizëllon”.
Gjatë një bisede me banorin Eduard Kuçi, Shkurte ia përsëriti atij këtë shprehje, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime të menjëhershme.

Foto:TikTok
Kjo fjali ishte bërë virale kohë më parë jashtë shtëpisë, pas një ngjarje që aktivistja kishte ndarë në një emision televiziv, duke u shndërruar në një ndër memet më të përhapura të rrjeteve sociale.
Me këtë rikthim të frazës ikonike, duket se Shkurte po sjell energjinë e saj karakteristike edhe brenda BBVK, ndërsa publiku ka nisur ta komentojë gjerësisht momentin në rrjet.
Vlen të ceket se Mentor Haziri u largua mbrëmjen e djeshme (e martë), akoma pa kaluar një ditë nga nisja e këtij reality shou.



Të tjera
Ende e paqartë agjenda e Kuvendit të LDK-së, kjo nuk është shenjë e mirë
Do të votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, nevojitet stabilitet në udhëheqje
Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për tiroiden