Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka nisur vetëm një ditë më parë, por flirtet e para brenda shtëpisë nuk kanë vonuar të shfaqen.
Banori Edi ka shfaqur një lloj afrimiteti me banoren e re, Dolche, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e shikuesve.
Në një moment gjatë ushtrimeve në palestrën e shtëpisë, ai është afruar dhe e ka futur nën krahë bukuroshen, ndërkohë që Dolche buzëqeshte.
Në një video tjetër, shfaqet momenti kur Edi e “goditi” lehtësisht Dolchen në qafë, duke treguar një tjetër anë të afrimitetit mes tyre.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet dinamika mes dyshes dhe si do të evoluojë kjo “lojë e afërsisë” gjatë edicionit, i cili sapo ka nisur dhe premton shumë momente interesante për publikun. /Telegrafi/



Të tjera
Sulmet izraelite vrasin 26 persona në Gaza
Ende e paqartë agjenda e Kuvendit të LDK-së, kjo nuk është shenjë e mirë
Do të votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, nevojitet stabilitet në udhëheqje