Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare dhe se vendimi për datën do të varet nga vullneti i partive politike dhe ftesa e presidentes.
“Ne vetëm po presim ftesën e presidentes që partitë politike së bashku të caktojmë datën e zgjedhjeve. Normalisht që ne jemi në afate kushtetuese dhe data nuk është një fontanë dëshirash, po është çështje e afateve kushtetuese”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.
“Data 28 dhjetor, nuk është e përshtatshme për zgjedhje për shumë arsye sepse jemi në prag të vitit të ri, jemi në kohën e festave të fundvitit dhe, çka është më e rëndësishme, numërimi i votave do t’i bie me datën e nderimit të motmoteve. Andaj opsioni ynë është 21 dhjetori, që është datë e mundshme edhe që i përket afateve kushtetuese, por duhet të shohim cili është vullneti i partive politike”, ka deklaruar ai.



Të tjera
Do të votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, nevojitet stabilitet në udhëheqje
Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për tiroiden
Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut