Ditë më parë, Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë Konventës së mbajtur të kësaj partie.
Hamza u zgjodh përmes votimit të hapur dhe për të nuk kishte votuar kundër.
Ai nuk kishte kundërkandidat dhe zgjedhja e tij u bë pasi Memli Krasniqi ditë më parë dha dorëheqje nga kreu i partisë.
Mirëpo, zgjedhja e tij u komentua për faktin se nuk kishte kundërkandidat dhe u vlerësua si jodemokratike.
Krahas kësaj, vlerëson se Krasniqi ka pasur presion në momentin kur u dorëhoq, megjithëse beson se Hamza e Meriton pozitën e kyetarit të kësaj partie.
“Memli Krasniqi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe njoftoi mbajtjen e Konventës së Partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri brenda pesë ditësh. Dorëheqja e zotit Krasniqi ishte qytetare. Ai dëshmoi se nuk është mastik pas pushtetit dhe se është njeri i lirë. Të dorëhiqesh është si të thuash kthim te liria e munguar. Memli Krasniqi nuk ishte i lirë. Ai kishte presion të jashtëzakonshëm prej ekstremistëve të Partisë Demokratik, sepse për mua ishte i moderuar.
Presioni ndaj tij u duke edhe në momentin që u dorëhoq. Sepse shpalli menjëherë mbajtjen e Konventës për kryetarin e ri, çka dëshmoi se kryetari ishte paracaktuar. Bedri Hamza u zgjodh kryetar i Partisë Demokrarike të Kosovës. Por, shtrohet pyetja e parë, a e meriton zoti Hamza këtë detyrë të lartë në krye të partisë kryesore të ish-opozitës, ose partisë së dytë më të madhe në vend. Mendoj se po. PDK pritej që në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti të dilte forcë e tretë politike në Kosovë. Ajo tejkaloi LDK-në dhe mbeti sërishmi forcë e dytë edhe për shkak të performancës së kandidatit të PDK-së për kryeministër, pra të Bedri Hamzës. Suksesi i tij elektoral nuk ishte fitues. Por ishte arritja më e mundshme në kushtet e kësaj partie. Memli dhe Bedri Hamza kishin rolin kryesor. Në këtë kuptim kreu i ri i PDK-së nuk mund të kontestohet”, deklaroi ai.
Mirëpo, Bytyçi theksoi se tjetër është të meritosh diçka e tjetër të krijosh gjasa të ndryshon gjërat në PDK.
Tutje, profesori kritikoi mënyrën se si u zgjodh kryetari i ri i PDK-së, e që sipas tij ishte gjë e diktuar.
Ai vlerëson se persona të tjerë pyeten për këtë parti dhe si rrjedhojë Hamza nuk mund t’i japë frymë të re asaj.
Vendimi i kësaj partie i artikuluar nga Vlora Çitaku për të mos marrë pjesë në seancën parlamentare për buxhetin e shtetit të vitit 2026 ëshët prova e parë e radikalizimit të PDK-së nën drejtimin e Bedri Hamzës. Kjo tregon se zgjedhja e tij është makiazh. Madje kjo ndodh kur drejtuesit e fshehtë të kësaj partie të kenë vendosur që ta radikalozojnë më shumë partinë e tyre. Zgjedhin një të “moderuar”, me qëllim që të fshehin karakterin “neofashist” të partisë së tyre. Kjo ka ndodhur me këtë parti në konventën e fundit. Dhe ndodhi zgjedhja e liderit të ri pa debat, pa kundërkandidat, pa platforma në diskutim”.
Krahas kësaj, përmendi edhe tentativat e Hoxhajt për të kandiduar për kryetar, mirëpo që një e gjë e tillë dështoi.
“Një përpjekje e ish-kryetarit të komanduar të kësaj partie, pra e Enver Hoxhajt, për të zgjatë afatin e mbajtjes së konventës dështoi. Dështoi, sepse ata që e emëruan Bedri Hamzën kishin vendosur të mos kishte kundërkandidat. Frika se mos fiton dikush “i pabesueshëm” për kastën e vjetër bëri që zgjedhja e kryetarit të ri t’i ngjajë një puçi politik brenda kësaj partie. Kjo karakteristikë e procesit të zgjedhjes nuk jep asnjë shpresë se diçka do të ndryshojë në këtë parti. Nuk premton se PDK do të bëhet më shumë parti e interesit të Kosovës, sesa parti e interesit të të fortëve që e kanë grabit Kosovën me e pa liçencë”, shtjelloi ai.
“Vendimmarrja do të mbetet ajo që ishte, madje më e radikalizuar, sërishmi nga një kryetar “moderator”! Veprimet do të radikalizohen gjithashtu duke përdorur sidomos shoqatat që kanë dalë nga lufta e fundit në Kosovë. Nuk pres që të ketë kompromise të arsyeshme në dobi të interesave kombëtare. Por, ka një mundësi, ndonëse e vogë, që grupi i intelektualëve të kësaj partie të bëjë një rezistencë dhe të mobilizohet për të drejtat që u takojnë. Refuzimi i Enver Hoxhajt për të kandiduar është arsye e mjaftueshme që të ndodhi ky rebelim. Nuk e di sa mban aktualisht lidhje me kryeministrin e Shqipërisë zoti Hoxhaj. Por nëse i ka shkëput ose i shkëput këto lidhje ai mund të bëhet aktor dhe faktor stabiliteti, koherence dhe racionalizmi në Partinë Demokratike të Kosovës për të penguar krahun radikal të ish-Lëvizjes Popullore të Zvicrës!” – përmbylli Enver Bytyçi



Të tjera
A mundet një burrë dhe një grua të jenë miq? Studiuesit tregojnë të vërtetën
Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi
Protesta kundër dërgesave të armëve drejt Izraelit