Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, duke mbajtur një fjalim sot mbi ekonominë e vendit ka komentuar në lidhje me ndikimin që ka pasur dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian pesë vite më parë.
Mbretëria e Bashkuar duhet të “përballet me realitetin” se marrëveshja e Brexit-it “dëmtoi ndjeshëm ekonominë tonë”, tha kryeministri, sipas citateve të raportuara nga agjencia e lajmeve PA Media.
“Le të jem shumë i qartë, nuk ka asnjë vizion ekonomik të besueshëm për Britaninë që nuk na pozicionon si një ekonomi të hapur dhe tregtare. Pra, të gjithë duhet të përballemi me realitetin se marrëveshja e Brexit-it që kemi arritur e dëmtoi ndjeshëm ekonominë tonë , prandaj, për rimëkëmbjen ekonomike, duhet të vazhdojmë të zvogëlojmë fërkimet”, deklaroi Starmer.
Ai shtoi se Britania duhet të vazhdojë të ec drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me BE-në dhe se duhet të jenë të gatshëm për të pranuar se kjo do të kërkojë kompromise.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë