Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar retorikën ndaj homologut të tij kolumbian, Gustavo Petro, duke paralajmëruar se ai mund të bëhet shënjestra e radhës në fushatën amerikane kundër trafikut të drogës.
Deklaratat u bënë të mërkurën gjatë një tryeze të rrumbullakët në Shtëpinë e Bardhë me drejtues biznesesh. I pyetur nga një gazetar nëse kishte komunikuar me Petron, Trump reagoi ashpër, duke e akuzuar Kolumbinë për prodhimin masiv të kokainës, raporton AlJazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Kolumbia po prodhon shumë drogë. Ata kanë fabrika kokaine dhe e shesin direkt në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump. “Ai duhet të zgjohet, përndryshe do të jetë i radhës. Shpresoj të më dëgjojë”.
Kërcënimet e reja ndaj Petros vijnë pak pasi Trump foli për një operacion ushtarak amerikan për sekuestrimin e një cisternë nafte në Detin Karaibe, pjesë e presionit ndaj Venezuelës dhe Iranit për shkelje të supozuara të sanksioneve.
Marrëdhëniet mes Trump dhe Petros, lideri i parë majtist në historinë moderne të Kolumbisë, kanë qenë prej kohësh të tensionuara. Edhe pse Kolumbia ka qenë prej dekadash një nga partnerët më të afërt të ShBA-së në luftën kundër drogës, komentet agresive të presidentit amerikan kanë acaruar raportet dypalëshe.



Të tjera
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tjerë në samitin në Armeni
Gërvalla kujton Agim Ramadanin: Heronjtë e lirisë kanë vetëm ditëlindje
Mos e kombinoni qumështin me këto produkte