Shkencëtarët nga Universiteti i Adelaide-s kanë bërë një zbulim që mund të revolucionarizojë trajtimin e mbeturinave plastike, duke i kthyer ato në katalizatorë me atom të vetëm të bazuar në grafen, materiale që mund të përdoren për pastrimin e ujit dhe për teknologjitë e energjisë së pastër, si bateritë dhe qelizat e karburantit.
Përmes përdorimit të spektroskopisë së absorbimit të rrezeve X në Australian Synchrotron, ekipi konstatoi se metalet në këta katalizatorë mbeten si atome të izoluar, duke i bërë ato jashtëzakonisht efektive për thyerjen e mikropollutantëve dhe për teknologjitë e energjisë.
Metoda e zhvilluar nga ekipi siguron që gjatë procesit të kthimit të plastikës në katalizatorë të atomit të vetëm nuk humbet masa, duke përdorur kripëra metalesh si katalizator dhe një ambient me gaz amoniaku për dopimin e azotit.
Kjo nismë tregon se mbeturinat plastike mund të shndërrohen në elementë të dobishëm për mjedisin, duke kontribuar në zvogëlimin e ndotjes dhe avancimin e teknologjive të qëndrueshme energjetike. Megjithatë, ende nuk dihet se kur apo nëse industria e riciklimit do të adoptojë këtë metodë në shkallë të gjerë./tvklan.al



Të tjera
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinës, konfiskohen mallra në vlerë rreth 800 mijë euro
Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje
Këshilla për të qënë të shëndetshëm në stinën e verës