Me zotime të reja ka shpalosur planprogramin kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili synon edhe një mandat qeverisës.
Para përkrahësve në Prishtinë, kreu i VV-së, Albin Kurti, shpalosi pesë vendimet e para që do t’i ndërmarrë si kryeministër: miratimin e buxhetit prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026, procedimin e ligjit për çmimet tavan, procedimin e ndryshimeve ligjore që heqin kufizimin e punësimit për veteranët e UÇK-së që përfitojnë beneficione, si dhe investime në ushtri e polici, rend e ligj, arsim më cilësor dhe përkrahje për studentët.
Kurti premtoi gjithashtu miratimin e vendimit për pagesën e pagës së 13-të për të gjithë shërbyesit publikë.
Ndër premtimet e Kurtit para elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje është edhe një pako për përballje me inflacionin, me vlerë prej 200 milionë eurosh, e cila përfshin mbështetje për pensionistët, fëmijët që përfitojnë shtesa, punëtorët e sektorit privat, si dhe rikthimin e skemës për subvencionimin e kursimit të energjisë elektrike.



Të tjera
Sa gjatë reziston Coronavirusi në rroba
Shprehitë e njerëzve që kurrë nuk sëmuren
Përgatitja e trupit për procesin e lindjes…