Zelensky: Nuk mund të lejojmë që Putini të mashtrojë sërish

Ukraina mohon su*lmin me dr*on ndaj rezidencës së Putinit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj një prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte kryer një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot (UAV) me rreze të gjatë veprimi ndaj rezidencës shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor rus të Novgorodit.

Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në momentin e sulmit të supozuar.

Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, të destinuara për t’i dhënë Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës, raporton BBC.