Tashmë gjithçka është e kryer. Xabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Real Madrid, duka pasuar kështu Carlo Ancelottin në stolin e “Los Blancos”. Pasi të largohet nga Leverkusen, Alonso do të nisë aventurën e re në Spanjë.
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e Realit duke filluar nga 1 qershori. Do të jetë pikërisht ai në krye të ekipit madrilen, në momentin që do të nisin përgatitjet për Kupën e Botës për Klube.
Ndërkohë që kontrata e tij do të jetë 3-vjeçare. Pra, Alonso do të jetë trajner i Real Madrid deri në verën e vitit 2028. Kujtojmë se ky është një rikthim për 44-vjeçarin, pasi më parë ka drejtuar ekipin e moshave të Real Madrid.



Të tjera
Disa gjëra për të cilat njerëzit pendohen kur plaken
Sa shpesh duhet t’i lajmë çarçafët?
Këto shenja tregojnë se partneri juaj nuk ju do më