Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar takim meKomisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Gjatë takimit, siç bëhet e ditur në një njoftim për media të zyrës së Kurtit, u diskutua për progresin ekonomik dhe avancimin demokratik të Kosovës, si elemente kyçe në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
“Raporti i Vendit i Komisionit Evropian për vitin 2025 dëshmoi se Kosova ka vazhduar progresin në integrimin evropian. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë më i përgatitur në momentin e marrjes së statusit të vendit kandidat, andaj edhe progresi demokratik i Kosovës meriton të vlerësohet me këtë status”.
Në takim u diskutua edhe rreth situatës gjeopolitike, Planit të Rritjes, bashkëpunimit rajonal dhe aktualitetit.



Të tjera
VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit
Su*lmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare
Çaji i zi, një aleat për të humbur peshë