Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e qytetit të Obiliqit ka mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të një gypi nga kontraktorë privatë.
Në njoftim u tha se pa ujë do të mbesin një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B), fshatrat Plemetin, Prelluzhë dhe Hamidi.
“Ju njoftojmë se, si pasojë e dëmtimit të gypit Ø200 ACC nga kontraktorë privatë, të cilët kanë shkaktuar dëmin dhe nuk e kanë raportuar atë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm. Pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur: një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B), fshatrat Plemetin, Prelluzhë dhe Hamidi”, tha KRU “Prishtina”.
Kompania tha se furnizimi me ujë të pijshëm do të rikthehet pas sanimit të plotë të dëmit nga vetë ata.
Konsumatorët u këshilluan që kur uji t’u vjen nëpër kroje, të mos e përdorin për pije deri në kthjellim.



Të tjera
Policia mobilizohet te Kuvendi, fiken dritat e rrugës, shpërndahen me ujë protestuesit
Ndihu më mirë dhe bëj këto 11 gjëra para se viti të përfundojë
‘Plehra, lëri çunat’- Përplasje fizike mes deputetit të PD-së dhe policisë gjatë protestës në Shqipëri