Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një pjesë e qytetit të Obiliqit ka mbetur pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të një gypi nga kontraktorë privatë.
Në njoftim u tha se pa ujë do të mbesin një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B), fshatrat Plemetin, Prelluzhë dhe Hamidi.
“Ju njoftojmë se, si pasojë e dëmtimit të gypit Ø200 ACC nga kontraktorë privatë, të cilët kanë shkaktuar dëmin dhe nuk e kanë raportuar atë, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm. Pa furnizim me ujë të pijshëm kanë mbetur: një pjesë e qytetit të Obiliqit (lagjja kah Kosova B), fshatrat Plemetin, Prelluzhë dhe Hamidi”, tha KRU “Prishtina”.
Kompania tha se furnizimi me ujë të pijshëm do të rikthehet pas sanimit të plotë të dëmit nga vetë ata.
Konsumatorët u këshilluan që kur uji t’u vjen nëpër kroje, të mos e përdorin për pije deri në kthjellim.



Të tjera
Haxhiu e Kurti kujtojnë Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn
Real Madrid në alarm, dyshohet për rrjedhje informacionesh nga brenda klubit
Hernandez do ta referojë El Clasicon