Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore, me dëborë dhe temperatura nën zero.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtnant Arben Kingji, bëri të ditur se stërvitja ka për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike të trupave në kushte mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për veprime në mjedise të vështira.
Stërvitja synon përgatitjen e trupave për përmbushjen e çdo misioni me profesionalizëm të lartë, duke garantuar gatishmërinë maksimale në kushte të paparashikueshme dhe të rrezikshme.



Të tjera
Irlanda kthen fokusin te zgjerimi i BE-së, por ja lajmi ‘shokues’ që po e lë Kosovën jashtë derës!
Shefi i EULEX-it lëshon ‘bombën’ – BE gati të rrezikojë jetën e policëve për ta mbrojtur Kosovën!
Ja si duhet të i trajtoni aknet në moshë të rritur