Një zjarri i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Pashalimanit në Orikum, duke vënë në alarm banorët dhe autoritetet lokale. Forcat e zjarrfikëses nga Vlora kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, të ndihmuara edhe nga mjetet dhe personeli i Himarës.
Sipas raportimeve nga terreni, për momentin nuk ka rrezik për banesat në zonë, por era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke djegur shkurre, ferra dhe dru. Kjo po e vështirëson punën e zjarrfikësve, të cilët po përpiqen të mbajnë zjarrin nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet nga afër.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet e nisjes së zjarrit, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se më shumë detaje priten të dalin në vijim.



Të tjera
Real Madridi përgatitet për skenarin pa Viniciusin, Haaland objektivi kryesor
Messi flet për Kupën e Botës 2030: Nuk po mendoj për këtë tani
Çfarë duhet bërë për të përballuar stresin e vetmisë