Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ndaj në këtë kontekst, Presidentja theksoi rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve.
Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori McGurk diskutuan edhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së në funksion të forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit.



Të tjera
Deliu-Kodra me kritika ndaj qeverisjes së VV-së: Kemi pasur një qeveri që skajshmërisht ka abuzuar
Hoti për 28 dhjetorin: Duhet t’i kthehemi vetes – zgjedhjet e fundit ishin goditje për LDK-në
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari të bllokuar në një bodrum