Policia e Durrësit ka arritur të arrestojë pas disa orësh 57-vjeçarin Mikel Ndoji, i cili paradite plagosi me thikë vajzën e tij Xhesika Ndoji, 24 vjeç, në Durrës.
Përveç të bijës ai plagosi edhe dy persona të tjerë që tentuan t’i vijnë në ndihmë vajzës.
Dy të plagosurit e tjerë, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, janë punonjës të një agjencie imobiliare që kanë tentuar të ndërhynë, kur kanë parë që babai po godiste me thikë vajzën.
Sipas policisë, të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, edhe pse kanë marrë disa goditje me thikë.
Nga të dhënat paraprake të grupit të posaçëm të policisë që u ngrit për këtë ngjarje, dyshohet se shkak i kësaj ngjarje është bërë refuzimi i vajzës për të pranuar në banesën e saj të atin, i cili ka qenë i divorcuar me nënën e vajzës pikërisht për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar, raporton A2CNN.



Të tjera
“Na duhet dikush që i bën të gjitha copat e LDK-së bashkë – Duhet rikthyer vlerat e partisë”
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni privat në SHBA
Kurti takon ambasadorin britanik, diskutojnë për formimin e institucioneve