Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Policia nis hetimin e provave për rinumërimin e votave në Drenas

Prokuroria Themelore ka autorizuar Policinë e Kosovës për nisjen e hetimeve për evidentimin e shkeljeve të mundshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Drenas, përcjell KosovaPost.

“Marrë parasysh këtë rrethanë prokurori i shtetit sot ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës me qëllim grumbullimin e informatave dhe evidentimin e shkeljeve të mundshme nga personat përgjegjës, si dhe sigurimin e provave lidhur me këtë çështje”, njoftojnë nga kjo prokurori.

Më tej bëhet e ditur se prokurori i shtetit është duke përcjellë nga afër procesin e rinumërimit edhe në komunat tjera që bien në kompetencë të kësaj prokurorie, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi do të analizohen të gjitha rrethanat dhe shqyrtohet mundësia e lëshimit të autorizimeve tjera për grumbullimin e informatave.