Shtatë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga rrëzimi i një avioni privat të dielën në një aeroport në shtetin amerikan Maine, bëri të ditur Administrata Federale e Aviacionit (FAA), raporton CNN.
Avioni me dy motorë, i tipit Bombardier Challenger 650, u rrëzua gjatë procedurës së ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Bangor-it dhe pas përplasjes u përfshi nga flakët.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi ndërsa një stuhi e fortë dëbore godiste rajonet verilindore të Shteteve të Bashkuara.



Të tjera
Këto produkte ushqimore që nuk duhet t’i ruani në dollap
Nuk do ta votoj Vjosa Osmanin për presidente
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata