Avdullah Hoti që ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së, ka thënë në “Pressing”, të T7 se gjitha pjesët e LDK-së duhet të bashkohen.
Ai ka thënë se LDK duhet t’i rikthehet vlerave të saj.
Tutje, ka thënë se LDK ka potencial të madh, por duhet të ftohen njerëzit e saj që të bëhen pjesë e strukturave.
“Është parakusht bashkimi i gjitha pjesëve të LDK-së, nuk po them LDK është e copëtuar, por LDK ka shumë potencial në terren, gjithë anej në komuna, veçanti në Prishtinë. Njerëz profesionalë që duhet të ftohen që të bëhen pjesë e strukturave të ndryshme të partisë”, ka thënë ai.



Të tjera
Sëmundjet që shkaktojnë rënie të papritur në peshë
Nëse doni bark të rrafshët, konsumoni këto ushqime
Britanikët po përdorin robotë për operimin e kancerit në fyt