Avdullah Hoti që ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së, ka thënë në “Pressing” të T7, Lumir Abdixhiku natën e zgjedhjeve ka dhënë dorëheqje.
AI tha se statuti i LDK-së është shumë i qartë, kështu ai tha se do të kërkojë besimin e delegatëve.
“Natën e zgjedhjeve Lumir Abdixhiku ka dhënë dorëheqje, në diskutimet e brendshme ka thënë do t’iu ofrojë dorëheqjet në Kuvendin e LDK-së. Deklarimi i një zyrtari publik është obligim për t’iu përmbajtur, mbi bazën e atij deklarimi që ai do t’ia ofrojë dorëheqjen Kuvendit të LDK-së, prezenca ime këtu është statutare, e kam njoftu opinionin që unë do të dërgojë besimin e delegatëve për të drejtuar LDK-në”, ka thënë ai.



Të tjera
Disa mënyra se si t’i shpëtoni stresit pa pirë cigare
Fëmijët që s’bëjnë punë shtëpie rriten të papërgjegjshëm, thotë studimi
Këto produkte ushqimore që nuk duhet t’i ruani në dollap