Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore dyshohet se janë sulmuar me mjete të forta nga katër persona.
Sipas Policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e Ferizajt, derisa të dyshuarit janë ende në arrati.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Dermjak të Hanit të Elezit, të hënën pasdite.
“Dy meshkuj kosovarë, zyrtarë të Ekonomisë Pyjore, kanë raportuar se ishin sulmuar me mjete të forta nga katër persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e Ferizajt. Të dyshuarit gjenden në arrati”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi
Finalja e Kupës së Mbretit zhvendoset më herët për shkak të sigurisë publike
Agim Veliu bën thirrje për reformim të degës së LDK-së në Podujevë: Partia nuk i përket një individi!