Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim për nivelin alarmues të kërcënimeve të rënda me jetë, që ka marrë në ditët e fundit, gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku.
Sadiku i ka paraqitur kërcënimet në Policinë e Kosovës dhe AGK-ja i fton organet e sigurisë për hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe ofrim të mbrojtjes për shkak të cenimit të sigurisë fizike të tij dhe familjes.
AGK-ja e fton publikun që diskutimi për përmbajtjen e materialit të transmetuar të hënën në Kanal 10 të mbetet në suaza të dhënies së opinioneve pa kërcënime për sigurinë e askujt.



Të tjera
Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane
Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë provokuese
Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar