I vdekuri në Veternik ishte kandidat për deputet nga AAK

I vdekuri në Veternik ishte kandidat për deputet nga AAK

Personi i gjetur sot pa shenja jete brenda veturës në Veternik të Prishtinës, ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Klankosova.tv e ka konfirmuar nga burime të sigurta se viktima është Hekuran Hoxha, pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka nisur hetimin.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Policia e kryeqytetit.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.