Aktgjykimi i Kushtetueses, Limaj: E kam thënë, presidentja dha mandatar pas një akti antikushtetues

Aktgjykimi i Kushtetueses, Limaj: E kam thënë, presidentja dha mandatar pas një akti antikushtetues

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushteutese ku u konstua se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq nga legjislatura e nëntë ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

“E kam thënë me kohë. Sot u vërtetua”, shkruan Limaj, teksa shton se “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës konfirmoi se zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën”.

“Ky nuk është thjesht një detaj procedural. Ky është një akt që prek vetë themelet e rendit kushtetues”, shprehet ai.