Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Cakolli shkroi se vendimi i sotëm nuk solli risi, por e qartësoi dhe thelloi logjikën e vendimit paraprak, duke rikonfirmuar të drejtën e propozimit nga komuniteti serb dhe limitet e vullnetit të shumicës shqiptare në këtë proces.
“Aktgjykimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin nga komuniteti serb nuk solli diçka të re, por e thelloi dhe e qartësoi logjikën e vendimit paraprak. Aktgjykimi rikonfirmon se kush e propozon përfaqësuesin e komunitetit serb në Kryesinë e Kuvendit dhe deri ku shtrihet vullneti i shumicës shqiptare në zgjedhjen e tij.” – tha ai.
Megjithatë, ai e ka cilësuar si “shqetësues” reagimin e Kryetarit të Kuvendit lidhur me këtë çështje. Sipas Cakollit, Kryetari i Kuvendit gabimisht barazon moszgjedhjen e kandidatëve me mospropozimin e tyre, për të arsyetuar kalimin në procedurën e shortit. Cakolli alarmoi për tendencën e Kryetarit për t’u pozicionuar si interpretues përfundimtar i normave, duke u thirrur në rolin e tij për interpretimin e Rregullores së Kuvendit gjatë seancave.



Të tjera
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1