Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nuk i takon asaj ta analizojë apo ta kontestojë atë.
Në Debat Plus, Rexhepi tha se ka qenë pesë herë e zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës dhe se në të gjitha rastet ka respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Pesë herë jam zgjedhur si deputete në Parlamentin e Kosovës dhe gjithmonë kam respekt për vendimet e Gjykatës Kushtetuese… Nuk jam analiste ta analizoj vendimin, por unë e respektoj vendimin e Kushtetueses”, deklaroi ajo.
Rexhepi shtoi se sipas saj, përfaqësimi i komunitetit serb në pozitat udhëheqëse të Kuvendit varet nga vullneti i shumicës parlamentare.
“Komuniteti me shumicë vendos, partia me shumicë votash në Kuvend vendos se kush do të jetë nënkryetar i Parlamentit nga komuniteti serb”, tha ajo.



Të tjera
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1