Komentatori politik Halil Matoshi ka akuzuar ashpër elitën aktuale politike për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës, duke thënë se këto shkelje nuk janë të izoluara, por po ndodhin në mënyrë permanente që nga 15 prilli i vitit 2025.
Sipas Matoshit, në emër të një interesi të shpallur politik nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti, të cilin ai e cilëson si “kinse madhor” dhe të justifikuar në emër të interesit kombëtar, po shkelen sistematikisht normat kushtetuese dhe ligjshmëria në vend.
“Shkelja e aktit më të lartë juridiko-politik të shtetit është tradhti kombëtare, tradhti ndaj shtetit, institucioneve të tij, Republikës dhe çdo qytetari”, ka deklaruar Matoshi.
Ai ka kritikuar ashpër edhe përpjekjet e figurave politike për të interpretuar Kushtetutën, duke theksuar se një veprim i tillë përbën cenim të rendit kushtetues dhe të rolit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Matoshit, Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ kompetent dhe përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, ndërsa çdo tentativë e politikanëve për të marrë këtë rol përbën shkelje serioze të parimeve demokratike.



Të tjera
Pesë shenja se ai nuk ju do, ndoshta do vetëm seks
Fidan Rama: Qëndrimi i Dimal Bashës ndaj Gjykatës Kushtetuese është mjerim institucional
Kolshi: Presidentja Osmani duhej ta dërgonte konstituimin e Kuvendit në Kushtetuese