Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u takua me eurodeputetin Tomas Ujac, i cili është raportues kryesor për raportet e Parlamentit Evropian mbi progresin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në takim, siç bëri të ditur Ministra e Çështjeve Evropiane, u bisedua për procesin e integrimit evropian dhe për raportin e fundit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e Veriut, i miratuar me shumicë votash në korrik 2025, i cili vlerëson progresin e vendit dhe thekson nevojën për heqjen e bllokadave politike ndaj procesit të anëtarësimit.
Zëvendëskryeministri Sali shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të eurodeputetit Uajc, ndërsa u riafirmua qëndrimi se çështjet dypalëshe nuk duhet të shndërrohen në pengesë për avancimin e procesit integrues. Eurodeputeti Uajc theksoi se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i bazuar në kritere objektive dhe vlera evropiane.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe dialogut të ngushtë me institucionet evropiane në funksion të përshpejtimit të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut.



Të tjera
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1
Hulumtuesit zhvillojnë një lule të re, e cila mund ta pastrojë ajrin e shtëpisë