Bashkëshortja e Mirit e irrituar me Mateon: “Ka përdorur raportin me vajzën…”

Në një intervistë ekskluzive për “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, bashkëshortja e banorit Mir, Rabea Shahini, komentoi hyrjen e tij në “Big Brother Vip” dhe debatet e fundit mes Mirit dhe Mateo-s.

Rabea tha se e mbështet plotësisht vendimin e tij për të hyrë në shtëpinë e BBV, duke theksuar se Miri ka shumë dëshirë për të qenë pjesë e programit dhe se, sipas saj, ai është një nga banorët që sjell energji dhe dinamizëm.

“Unë thashë pa asnjë dyshim: futu në ‘BBV’. Ai e ndjek shumë ‘BBV’. Ka pasur shumë dëshirë, e ftuan dhe i thashë të shkojë. Mirin e shoh shumë të fortë, nëse s’do ishte aty, shtëpia do ishte në gjumë. Mateo zgjohet në mëngjes dhe fle në darkë me Mirin, edhe Artani, por ka disa banorë që e kanë fiksim dhe jo gjithmonë në anën pozitive. Pa atë nuk do kishte energji aty,” tha ajo.

Në lidhje me akuzat dhe debatet mes Miris dhe Mateo-s, Rabea u shpreh se Mateo ka një fiksim të tepruar me Mirin dhe se akuzat ndaj tij janë të pabazuara.

“Mua më duket sikur Mateo ka shumë fiksim me Mirin sepse e shikon atë si një lojtar të fortë. Miri ka një intelekt shumë të lartë, akuzat e Mateos janë të pabazuara. Pas të shtunës, ai ka përdorur këtë raportin e tij me vajzën, nuk duhet përdorur, kjo është një lojë shumë e dobët,” tha Rabea.