Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: M.O, dhe Z.N.,- shtetas palestinez, për shkak të dyshimit të veprës penale “Falsifikim i parasë”.
Sipas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se më 06.02.2026, rreth orës 19:30, në pikën e derivateve “Ballkan Petrol” në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, konkretisht në fshatin Prelez i Jerlive, i pandehuri M.O., me dashje duke e ditur se është e falsifikuar ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar si të vërtetë, me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”
“Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurit M.O., dhe Z.N., ekziston dyshimi i bazuar se më 07.02.2026, në Rr. “Skënderbeu” në Kaçanik, të njëjtit në bashkëkryerje kanë poseduar paratë e falsifikuara me qëllim që të njëjtat ti vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që pas kontrollit të banesës nga ana e policisë janë gjetur tridhjetë e nëntë (39) bankënota nga 50$, në total 19.500 dollar amerikan, të cilat dyshohet se janë të falsifikuar, me ç’ rast edhe janë sekuestrruar nga policia, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”
Dy të pandehurit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur.



Të tjera
Provoni kurën me 12 thelpinj hudhre për të rënë nga pesha
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestuar
Debati në Bundestag: Gjermania, mbështetëse e jashtëzakonshme e Kosovës