Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj B.D., L.Z. dhe personit juridik “L.P.” SH.P.K, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Si pasojë e këtyre veprave, prokuroria tha se buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm financiar në vlerë prej 36,000 euro.
“Sipas aktakuzës, B.D., në cilësinë e personit zyrtar, menaxherit të kontratës “Renovimi i objektit të MBPZHR-së në Prishtinë”, në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë periudhës 19.08.2024 – 31.12.2024, ka miratuar dhe vërtetuar në kundërshtim me ligjin realizmin e plotë të punimeve dhe pagesave për largimin e inventarit”.
Ndërkohë, L.Z., si person përgjegjës i “L.P.” Sh.P.K., akuzohet se gjatë ekzekutimit të kontratës ka paraqitur fakte të rreme, duke deklaruar realizim të plotë të punimeve, ndonëse punët ishin kryer vetëm pjesërisht.



Të tjera
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere me vota