Universiteti i Prishtinës shënon sot 56-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne që do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:30.
Gjatë shënimit të 56 vjetorit, do të nderohen më të merituarit për sukseset e UP-së, bashkë më miqtë dhe partnerët e universitetit.
Universiteti i Prishtinës, si institucioni më i madh publik i arsimit të lartë në vend, ndër vite ka nxjerrë mijëra profesionistë në fusha të ndryshme dhe ka qenë një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit akademik dhe shoqëror në Kosovë.



Të tjera
Donika Gërvalla pasi merr postin e ministres së Drejtësisë- ‘Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin’
Cilat janë 9 komisionet parlamentare që do të udhëhiqen nga VV-ja?
Kryeziu- Dorëheqja e Haradinajt, zhvillim që shënon tranzicionin e një brezi liderësh që ndërtuan themelet e shtetit!