Një i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës te kazerma “Adem Jashari”

Një i lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës te kazerma “Adem Jashari”

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes veturës dhe trenit që ndodhi sot afër kazermës “Adem Jashari”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet .Si pasojë e aksidentit, një person është lënduar”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.