Bashkimi Evropian në Kosovë ka mirëpritur ratifikimin nga Kuvendi i Kosovës të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së.
Sipas njoftimit zyrtar, ky hap i hap rrugën Kosovës që të përfitojë rreth 882 milionë euro në formë grantesh dhe kredish të favorshme. Këto mjete financiare synojnë të mbështesin zbatimin e reformave kyçe, të cilat do ta ndihmojnë vendin të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe të avancojë në procesin e integrimit evropian.
Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim afrimin gradual të vendeve të rajonit me tregun dhe standardet e Bashkimit Evropian, përmes reformave strukturore dhe mbështetjes financiare.



Të tjera
Ushqimet më të mira për kujtesë dhe kundër plakjes së trurit
Arsenali mund ta bëjë një transferim tronditës nga Real Madridi
Haxhiu për Lidhjen e Prizrenit: Idealet e saj mbeten themel i shtetit dhe identitetit tonë kombëtar