Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, është takuar në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih me Richard Grenellin, drejtues i Qendrës Kenedy, që pritet të mbyllet për dy vite nga korriku.
Vuçiqi ka pasur fjalë të mëdha për Grenellin, ish-përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi gjatë Administratës Trump I.
Vuçiqi e ka konsideruar Grenellin “mik të Serbisë”.
“Takim me Richard Grenell, mik i Serbisë dhe njohës i mirë i rrethanave në rajon, në Munich Security Conference, si dhe shkëmbim mendimesh për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së, për situatën e sigurisë, si dhe për projekte konkrete që mund të kontribuojnë në një bashkëpunim më të fortë ekonomik dhe në një prani më të madhe të investimeve amerikane në Serbi” – ka shkruar ai.



Të tjera
Kosova mund të jetë në NATO deri më 2027
Prishtina s’u përfshi në Buxhet, Përparim Rama nesër mban konferencë për media
Shea: Qeveria e re e Kurtit duhet të rifitojë besimin e SHBA-së dhe aleatëve evropianë