Ish-ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pranuar sot detyrën e re si Ministër i Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, përcjell KosovaPost.
Ai ka falënderuar ministren e deritanishme, Arbërie Nagavci, për shërbimin ndaj vendit, duke i uruar suksese në detyrën e radhës si Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Çeku ka theksuar se çdo ditë të shërbimit ndaj arsimit dhe shkencës do ta trajtojë me seriozitetin më të lartë moral e profesional, se punët e mira të nisura do të vazhdojnë pa hezitim dhe se nismat e reja do të ndërmerren sipas programit të qeverisë së re.



Të tjera
Reagon shkurt Hoti pasi konfirmohet bashkëpunimi me Osmanin, për çka ka qenë kundër
Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik
Bajrami dhe Hoti bojkotuan mbledhjen e Kryesisë ku u vendos për të garuar bashkë me Vjosa Osmanin