Vitamina D është përbërës i rëndësishëm të cilin më së shumti e marrim nëpërmjet rrezeve të diellit, por ka edhe në artikuj të caktuar siç janë: qumështi, drithërat, lëngu i portokallit, vezët dhe më së shumti në vaj peshku
Mungesa e vitaminës D më së shpeshti shfaqet në periudhën e dimrit kur janë më të pakta ditët me diell.
Mungesa e kësaj vitamine mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e gjithë organizmin, sepse funksioni i saj është të forcojë imunitetin, t’i bëjë më të fortë eshtrat, të na mbrojë nga sëmundjet dhe të rregullojë insulinën.
Simptoma e parë e cila tregon mungesën e kësaj vitamine është dhembja e nyjave, kërdhokullave dhe gjunjëve.
Hulumtimet tregojnë që personat të cilët vuajnë nga mungesa e vitaminës D kanë simptoma të ngjashme me artritin, mirëpo është konstatuar që mungesa e kësaj vitamine mund të jetë shkaktare për shfaqjen e osteoporozës.
Vitamina D absorbon kalciumin dhe mbron shëndetin e eshtrave. Gjithashtu ka rëndësi të madhe në ndërtimin e muskujve, kontakteve nervore dhe në luftën kundër përflakjeve në trup.
Krahas dhembjeve të nyjave, mund të shfaqen edhe simptoma të tjera për shkak të mungesës së vitaminës D, ato janë: infeksionet, problemet me traktin gastrointestinal, humori depresiv dhe eshtra të brishta.
Nëse ndieni ndonjë nga këto simptoma, është me rëndësi që sa më parë të kërkoni ndihmën e mjekut.
Te rasti i mungesës së vitaminës D rekomandohet ndryshimi i ushqimit, konsumimi i artikujve të cilët përmbajnë këtë vitaminë, qëndrimi më i gjatë në diell…



Të tjera
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1