Mërgim Vojvoda ishte lojtari i ndeshjes në fitoren e Comos në udhëtim te Juventusi.
Ai madje shënoi një gol, të parin në ndeshje, në minutën e 11-të, shkruan “Gazeta Express”.
Pasi e gjeti golin, Vojvoda shkoi menjëherë ta festojë atë me trajnerin e Comos, Cesc Fabregasin.
Për këtë moment, ka folur vetë Vojvoda për faqen zyrtare të Comos në “Facebook”.
“E falënderoj atë për gjithçka që ka bërë për mua. Është diçka që doja ta bëja për ta falënderuar”, tha Vojvoda.
Disa fjalë i pati edhe Fabregasi për mbrojtësin e komëbtares së Kosovës.
“Gjithçka është e bukur. Në atë moment, ndeshja është dashur të fitohet. Ai është shumë i mirë dhe kur ke një lojtar të tillë si trajner, është shumë e rëndësishme”, tha Fabregasi.
Vojvoda e Como rikthehen në aksion në ndeshjen e fundjavës ndaj Lecces, me 28 shkurt./



Të tjera
Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër
6 gjërat që njerëzit inteligjentë s’i tolerojnë
Gërvalla: Reformimi i sistemit të drejtësisë, i panegociueshëm