Chelsea ka pësuar një tjetër goditje të rëndë në Premier League, duke u mposhtur 1-3 në shtëpi nga Nottingham Forest në javën e 35-të. Humbja shënon disfatën e gjashtë radhazi për “Blutë”, duke thelluar krizën e rezultateve dhe duke zbehur shpresat për një vend në garat evropiane.
Skuadra mysafire e nisi ndeshjen në mënyrë të furishme, teksa Taiwo Awoniyi realizoi që në minutën e 2-të me kokë. Vetëm pak minuta më vonë, Nottingham dyfishoi epërsinë me anë të Igor Jesus, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Chelsea pati mundësinë të rikthehej në lojë para pushimit, por Cole Palmer gaboi nga 11-metrat, duke humbur një rast të artë për të ngushtuar diferencën.
Në pjesën e dytë, Nottingham Forest vulosi fitoren me golin e tretë, sërish me autor Awoniyi pas një kundërsulmi të shpejtë. “Blutë” arritën të shënojnë vetëm në minutat shtesë me João Pedro, por goli i tij shërbeu vetëm për statistika.
Kjo humbje e lë Chelsean në një situatë të vështirë në tabelë, ndërsa Nottingham Forest merr një fitore shumë të vlefshme në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit anglez.



Të tjera
Sezoni mbyllet për Wootenin, goditje e rëndë për Bashkimin para ndeshjes vendimtare
Kurti takon Kaja Kallas, thekson përkushtimin për integrim evropian
Pronat në Beograd të Radulle Steviqit, të ak*uzuarit për su*lmin në Banjskë