Kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se Kosova mbetët e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke.
Ai kështu është shprehur në një postim në X ku ka njoftuar se të hënën ka takuar përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
“Dje, prita përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
Luftoni plakjen duke ngrënë këto lloje të frutave
Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të vazhdojnë si më parë
Austria mbetet një nga partnerët më të afërt të Kosovës në Evropë