Ndërroi jetë ish-rektori i Universitetit të Tetovës, Ramiz Abdyli

Ndërroi jetë ish-rektori i Universitetit të Tetovës, Ramiz Abdyli

Është ndarë nga jeta historiani dhe profesori i njohur universitar, Ramiz Abdyli, një nga figurat e rëndësishme të arsimit dhe historiografisë shqiptare.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur djali i tij, regjisori Kastriot Abdyli, përmes një njoftimi në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se Prof. Ramiz Abdyli, babai dhe gjyshi ynë i dashur ka ndërruar jetë. Humbëm një njeri të rrallë, një prind të përkushtuar dhe shtyllën e familjes sonë”, ka shkruar ai.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Abdyli dha kontribut të çmuar në arsim dhe kërkime shkencore. Ai e filloi veprimtarinë si pedagog në shkollat e mesme në Kumanovë, për të vazhduar më pas angazhimin në institucione të ndryshme akademike në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe më gjerë.

Abdyli shërbeu si rektor i Universiteti i Tetovës, ku dha një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin institucional dhe akademik të këtij universiteti. Po ashtu, ai ishte edhe drejtor i Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup për një mandat, duke ndihmuar në avancimin e studimeve mbi trashëgiminë shqiptare.

Profesori Abdyli lë pas një veprimtari të pasur shkencore në fushën e historisë dhe konsiderohet si një nga studiuesit që kontribuoi në ndriçimin e çështjeve të rëndësishme historike dhe kombëtare.

Familja ka bërë të ditur se detajet për ceremoninë e varrimit do të publikohen së shpejti.