Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për manifestimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të zhvillohet më 5, 6 dhe 7 mars 2026, ku u miratua agjenda zyrtare e aktiviteteve si dhe logoja zyrtare e manifestimit, përcjell KosovaPost.
Takimi është kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në cilësinë e bashkëkryesuesit, së bashku me ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Në takim morën pjesë anëtarë të Këshillit si dhe përfaqësues nga Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për agjendën e aktiviteteve për tri ditët e manifestimit, si dhe për ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive ndërmjet institucioneve përkatëse, për organizimin e kësaj ngjarjeje me rëndësi të veçantë shtetërore.
Pas konsultimeve, Këshilli Organizativ miratoi agjendën zyrtare për datat 5, 6 dhe 7 mars, si dhe logon zyrtare të manifestimit.
“Institucionet përgjegjëse do të vazhdojnë koordinimin e ngushtë në ditët në vijim për të siguruar realizimin e suksesshëm të të gjitha aktiviteteve të parapara në kuadër të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.



Të tjera
Rizvanolli takon sekretarin e Brendshëm të ShBA-së dhe atë të Energjisë
Pjepri me vlera ushqyese dhe shëruese
Kusari takon Shahinin, diskutojnë për bashkëpunimin me sektorin privat