Universitetit i Prishtinës u ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit, Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, që të ndalojnë aktivitetet ilegale ndërtimore dhe biznesore në hapësiara e këtij universiteti, përcjell KosovaPost.
“I shqetësuar tejmase me aktivitetet ilegale ndërtimore dhe biznesore mes Bibliotekës Qendrore Universitare dhe hapësirave te Instituti i Kimisë në kampusin qendror, personeli i Universitetit të Prishtinës edhe një herë më shumë, u bën apel publik dhe thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese të vendit, si p.sh. Prokurorisë së Shtetit, Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, që të ndalojnë aktivitetet ilegale dhe të krijojnë parakushte e siguri për Universitetin e Prishtinës që të mund të zhvillojë veprimtarinë e vet i papenguar”, thuhet në thirrjen e UP-së drejtuar këtyre organeve.
Kanë treguar se për punime dhe veprimtari ilegale në këtë pjesë të kampusit universitar, Inspekcioni i Komunës së Prishtinës ishte njoftuar nga zyrtarë të UP-së më 23 shtator 2025 dhe më 25 tetor 2025, ndërsa drejtori i këtij dikasteri komunal kishte dalë në vendin e ngjarjes tek më 27 tetor 2025, mirëpo, sipas tyre, pa ndërrmarrë asnjë veprim konkret dhe duke mundësuar aktivitetet ilegale ndërtimore e biznesore në kampusin qendror të Universitetit të Prishtinës.
“Përkundër deklaratave zyrtare nga Komuna e Prishtinës, të cilat pretendonin se ky objekt po rinovohej për t’u shërbyer nevojave të studentëve, realiteti në terren flet për veprimtari plotësisht të kundërt sesa të asaj për nevoja të studentëve”, thotë tutje UP-ja.
UP-ja thotë se nëse institucionet ligjzbatuese vazhdojnë të mos veprojnë dhe të mos ndalojnë veprimtaritë biznesore dhe ndërtimet ilegale në kampusin universitar, Universiteti i Prishtinës e rezervon të drejtën e tij legjitime për të penguar qasjen e palëve të treta në hapësirat e tij.
“Menaxhmenti i UP-së është i vendosur dhe ka shumë nevojë që të kthejë të gjitha pronat e uzurpuara të tij në të gjithë vendin, në mënyrë që ato hapësira e prona të vihen në shërbim të dijes, përparimit shoqëror dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet tutje në reagimin e UP-së, duke shtuar se nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që në hapësirat e universitetit të ushtrohen veprimtari që janë në kundërshtim me misionin universitar të mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe aktiviteteve studentore.



Të tjera
Osmani nuk do të nënshkruajë dekrete për shtetësi deri në fund të mandatit
Arr*estohet punëtori teknik për su*lm se*ksual ndaj nxënëses 10-vjeçare
Këto ushqime përmirësojnë disponimin tuaj