Europoli ka bërë me dije se ka përkrahur Malin e Zi për një operacion në shkallë të gjerë që synonte celulën e një karteli ballkanik të drogës.
Europoli nëpërmjet një njoftimi , ka treguar se gjithashtu se ka mbështetur autoritetet ligjzbatuese në Gjermani në lidhje me hetimin që synonte personat me lidhje të mundshme.
“Kjo ditë aksioni rezultoi në arrestimin e dymbëdhjetë të dyshuarve (katër në Gjermani), përfshirë një Shënjestër me Vlerë të Lartë (SHVL) të kapur në Mal të Zi”.
“Hetimi, i cili u mbështet edhe nga autoritetet në Austri dhe Spanjë, u përqendrua në një rrjet kriminal të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të drogës (kokainë dhe kanabis) në shkallë të gjerë. Të dyshuarit, me banim në Mal të Zi dhe Gjermani, besohet se kanë luajtur role të ndryshme brenda organizatës kriminale, nga financuesit te koordinatorët dhe logjistikët”, ka njoftuar Europoli.



Të tjera
Kosi lufton toksinat dhe ju dobëson
Skenar i ri i FIFA-s mund t’i hapë derën Kosovës në Botëror
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para