Europoli ka bërë me dije se ka përkrahur Malin e Zi për një operacion në shkallë të gjerë që synonte celulën e një karteli ballkanik të drogës.
Europoli nëpërmjet një njoftimi , ka treguar se gjithashtu se ka mbështetur autoritetet ligjzbatuese në Gjermani në lidhje me hetimin që synonte personat me lidhje të mundshme.
“Kjo ditë aksioni rezultoi në arrestimin e dymbëdhjetë të dyshuarve (katër në Gjermani), përfshirë një Shënjestër me Vlerë të Lartë (SHVL) të kapur në Mal të Zi”.
“Hetimi, i cili u mbështet edhe nga autoritetet në Austri dhe Spanjë, u përqendrua në një rrjet kriminal të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të drogës (kokainë dhe kanabis) në shkallë të gjerë. Të dyshuarit, me banim në Mal të Zi dhe Gjermani, besohet se kanë luajtur role të ndryshme brenda organizatës kriminale, nga financuesit te koordinatorët dhe logjistikët”, ka njoftuar Europoli.



Të tjera
“Ka të shtëna nga të gjitha anët”, “Lu*ftë” / Zbulohen bisedat mes të akuzuarave për su*lmin në Banjskë
Tërmet te Napoli, Lukaku përjashtohet nga skuadra
6 mënyra për të djegur kalori shtesë pa shkuar në palestër